Ora News - Teatri Kombëtar, Vokshi: Të ruhet si Monument Kulture

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teatri Kombëtar nuk duhet të shembet por të kthehet në Monument Kulture. Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, e cila tha se kryeministri po tenton ta shembë pasi mbron klientët e tij në ndrëtimin e kullave. Vokshi tha gjithashtu se duhet ribërë ligji për arsimin e lartë.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, në edicionin qëndror të lajmeve të Ora News, tha se Teatri Kombëtar nuk duhet të shembet por të ruhet si Monument Kulture.

Shembja e Teatrit Kombëtar do të ishte marrëzi e kryeministrit, i cili tha Vokshi, po vepron vetëm për interesa të klientelës së tij.

Albana Vokshi: Në bazën e kujt del kryeministri dhe thotë unë do ta shkatrroj teatrin, kur nuk ka asnjë studim mbi gjëndjen aktuale të teatrit. Pse të mos rindërtohet kështu siç është? Është bërë një plan para disa vitesh dhe projektuesit që e kanë bërë dhe me vullnetin e tyre dhe pa u paguar nga shteti kanë nxjerrë një kosto prej 1 milionë euro për ta rindërtuar.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, tha se ligji për arsimin e lartë duhet të ribëhet pasi siç u shpreh ajo ka sjellë kaos në sistem.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teatri-kombetar-vokshi-te-ruhet-si-monument-kulture

Share This Video


Download

  
Report form