Dëgjesa me arkitektët/ Inxhinieri Hysenlliu: Teatri është jashtë çdo funksioni, duhet rrafshuar

Report TV 2018-06-18

Views 0

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po zhvillon një dëgjesë publike në një nga hotelet e kryeqytetit me artitektë e urbanistë për çështjen e shembjes ose jo të Teatrit Kombëtar. Një nga inxhinierët e pranishëm në dëgjesë, Agron Hysenlliu, ka thënë se një grup prej më shumë se 12 inxhinierë kanë kryer ekspertizën e gjendjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Hysenlliu ka thënë se gjendja e godinës është më e rëndë nga sa duket. Sipas tij, godina duhet rrafshuar dhe artitektët i kuptojnë më së miri arsyet. Ai ka thënë se materiali me të cilin është ndërtuar godina krijon çarje.

Kemi kryer ekspertizë për Teatrin. TK është jashtë funksionit. I kemi thënë dhe drejtorit të Teatrit që këto gjëra duhen diskutuar. Shumë nga lozhat janë mbyllur për t?u kthyer në depo. Këtu mund të vriten njerëzit nga konfuzioni se dyert janë të mbyllura. Sistemi i zjarrit është jashtë funksionit. S?ka kushte higjieno-sanitare, janë skandaloze. Duhet patjetër që drejtoria e teatrit të veprojë. Në dimër mund të hysh me kapot, në verë është vapë. Akustika është me probleme.

Teatri duhet të pezullojë aktivitetin e tij. Teatri duhet të rrafshohet dhe të konceptohet me ato kushte teknike që janë të sotme për një objekt që është social kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifika të veçanta. Duhet të ristrukturohet, dhe nëse duhet të ristrukturohet, ju si artitektë i dini shumë mirë kushtet si duhet të jenë përmasat. Duam të riparojmë diçka që nuk riparohet. Situata është e agravuar. Ne jemi inxhinierë, s?na duhen fare gjërat e tjera.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS