'Teatri'/Dëgjesa e plotë e Veliajt me arkitektët e urbanistët - Inxhinieri: Godina duhet rrafshuar!

Report TV 2018-06-18

Views 1

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, po zhvillon një dëgjesë të dytë publike me arkitektë dhe urbanistë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj ka thënë para tyre se me dëgjesën e parë me artistët dhe aktorët, u arritën disa gjëra.

Kryebashkiaku tha se u arrit që tonet e diskutimit të aktorëve me bashkinë janë ulur. Veliaj ka shtuar se të gjithë bien dakord për një teatër të ri, por ngelet për t?u diskutuar mënyra sesi ky teatër do të ndërtohet.

Mënyra si e konceptuam, filluam me një dëgjesë të parë. Aktorët janë të rëndësishëm, por ashtu janë të gjithë, janë urbanistët, qytetarët. Ju falënderoj paraprakisht për durimin. E di që donit të gjithë të flisnit, por mendova se do ishte më e arsyeshme të flisnin fillimisht aktorët.

Pjesa e dytë e dëgjesës iu dedikohet urbanistëve dhe artitektëve. Pse ndodh tani kjo dëgjesë? Kemi marrë një propozim për të zhvilluar atë zonë. Po flasim për një arkitekt yll, që ka vënë firmën e vetë në disa nga ndërtimet më të mira në botë.

Pse po ndodh tani? Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me parlamentin dhe të tjerat. Të hapim një negociatë. Bashkia të jetë pala që e merr në shqyrtim. Pasi të kalojë kjo fazë, kalojmë aty ku mund të negociojmë.

Kemi ulur tonet. Kjo do të thotë që është mëse normale që ne të flasim, t?i largohemi vulgaritetit. Duhet të kemi teatër të ri, por si do ta kemi? Sa dhoma do të jenë? Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS