Pogradeci ka çelur sezonin turistik si çdo vit për të pritur vizitorë nga çdo vend i botës. Me panaire të ndryshme dhe me një atmosferë të ngrohtë, edhe ky sezon u çel nga Bashkia e Pogradecit si një nga eventet më të rëndësishme për këtë qytet.
Qindra pjesëmarrës u bënë pjesë e këtij organizimi për të provuar gatimet tradicionale të zonës si edhe për të parë objekte të ndryshme që tregojnë shumë për traditën e vendit. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka treguar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili pritet të tërheqë shumë vizitorë.
Ndër të tjera, ajo që vihej re, është bashkëpunimi mes vendeve fqinje, kryesisht me Maqedoninë. Ky bashkëpunim është pohuar edhe nga kryetari i bashkisë së Strugës, i cili shprehet se vizitorët do të jenë të shumtë edhe nga Maqedonia.