Debatet për teatrin e ri, Artan Imami: Qeveria u nxitua në prezantimin e projektit të ri

Report TV 2018-06-15

Views 0

I ftuar në studion e Report Tv, aktori Artan Imami foli lidhur me debatet dhe pikëpyetjet për Teatrin e Ri Kombëtar. Imami tha se në këtë çështje ndërthuren shumë interesa dhe ambicie, të cilat pengojnë ecurinë e projektit të ri. Nga ana tjetër aktori Imami theksoi se investitori duhet të jetë transparent dhe serioz duke paraqitur dhe detaje në prezantimin e projektit.

Këtu ndërthuren shumë interesa, si ambicia e kryetarit të bashkisë, i cili di t?i japë një zgjidhje godinës mbrapa, por ka edhe interesa të pronarëve dhe qeverisë që do t?i japë një zgjidhje qendrës së Tiranës. Në rastin konkret na ka ardhur një propozim që të ndërtohet një teatër i ri modern por ne s'kemi parë asnjë detaj.

Artan Imami
I pyetur se si e konsideron protestën, Artan Imami u shpreh:

Unë nuk kam qenë i tërhequr, ministria e Kulturës u nxitua me propozimin e projektit, i cili tregon volumet ndërtimore dhe formën arkitekte. Por ne nuk shikojmë si do jetë teatri nga brenda, dhe kështu unë i pari filloj nervozohem se duket si një projekt buxhetor i qeverisë i lënë pezull. Mbase ky projekt është i detajuar dhe fotot janë mjaftueshëm të bukura, por nuk dimë se ca ka brenda ajo ?kuti?. Këtu ka munguar transparenca dhe pastaj ka lindur protesta.

E rëndësishme është që një grup njerëzish po kërkojnë të drejtën për të pasur teatrin që dëshiron. Takimi që ne bëmë do ishte mirë të ishte bërë ditën e parë, dhe gjërat do kishin shkuar më mirë. Unë jam pozitivist si njeri. Por theksoj se investitori duhet të jetë serioz e projekt i detajuar. Pra është një projektligj që detyron që të ulen përballë investitorit aktorët dhe ministria e Kulturës. Ajo që më gëzon është se investitori ka blerë disa prona mbrapa teatrit, dhe nuk mund të largohet se ka investuar, pra mund të rrijë më gjatë.

Artan Imami

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS