Këngëtarët Ervin Bushati dhe Gjyste Vulaj ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Bushati tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin pasi në familje gatuan bashkëshortja. Por sot këngëtari kishte zgjedhur të përgatisë një recetë të thjeshtë me tortelini me karkaleca dhe brokoli.
Ndërkohë Vulaj kishte zgjedhur të përgatisë salmon me bukë misri dhe sallatë rukola. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo këngëtares Vulaj.