Ora News - Rama: ISIS po vdes, por mbetet gjallë mesazhi. Të mbrojmë islamin paqësor

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për kryeministrin Edi Ram, bashkëjetesa fetare është një prej vlerave më të rëndësishme të vendit tonë, ndaj ai e theksoi këtë fakt në darkën tradicionale të iftarit.

Rama: Në Kuranin e shenjtë gjenden jo më pak se rreth 50 sinonime të fjalës dashuri. Një gjuhë si anglishtja nuk është kaq e pasur nga pikëpamja gjuhësore e nuancave. Ky është një aspekt vazhdimisht i lënë në harresë i fesë islame: Parimi i madh i dashurisë. Vëllazëria jonë qindravjeçare fetare është ndoshta bekimi më i madh që historia, pasi na rrahu me vajin e sprovave e me uthullën e zhgënjimeve, na la si melhem për plagët e gjithfarshme të bashkëjetesës jo të lehtë ndërshqiptare.

Por Rama u kujdes të përmendte edhe aspektin negativ të përdorimit të fesë nga ekstremistët, duke shtuar se tashmë ISIS po vdes.

Rama: Urrejtja dhe përdhosja e islamit po u kërcënon endrrën e jetësuar të lirisë dhe demokracisë, duke zgjeruar radhët ende të ngushta, por jo më fatkeqësisht të padukshme të islamofobëve dritë shkurtër dhe mendje zbrazuar. Ky është një alarm që mbërrin deri këtu mes nesh, ku islami i së ardhmes paqësore dhe i përputhur me vlerat e të jetuarit sëbashku ekziston si një dhuratë që duhet mbrojtur e trashguar si një amanet i shenjtë. Duhet mbrojtur njëkohësisht me të njëjtën forcë nga vandalët e errësirës kur ngjizet fryma shkatërruese e radikalizmit islamik dhe nga vandalizimi i injorancës së shoqërisë së konsumit dhe i politikës së konsumit. Duhet mbrojtur siç thonë dy urdhërësat: Hiq dorë nga dhuna në islam dhe lexo. Çka ISIS i ofronte idhëtarëve të tij ishte vuajtje dhe vdekje, ISIS po vdes dhe vetë më në fund, por mbetet i gjallë dhe i fortë mesazhi i qartësisë së akullt kriminale të godasim në përcmim të jetë në cdo vend dhe në cdo kohë. Fryma shkatërruese e asaj mortje i tregoi sy hapurve se dhuna në islam nuk bën dallim mes kishave, singaogave dhe xhamive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-isis-po-vdes-por-mbetet-gjalle-mesazhi-te-mbrojme-islamin-paqesor

Share This Video


Download

  
Report form