Ora News - Rama: ISIS po vdes, por mbetet gjallë mesazhi. Të mbrojmë islamin paqësor

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar për të gjithë besimtarët myslimanë. Në fjalën e rastit, mbajtur para të gjithë të pranishmëve, Rama foli për përsëriti mesazhin e dy urdhëresave: Hiq dorë nga dhuna në islam dhe lexo.

Duke folur për islamin, Rama tha se duhet mbrojtur islami paqësor, ndërsa theksoi se edhe pse ISIS po vdes, mesazhi i tyre mbetet ende gjallë.

Rama: Urrejtja dhe përdhosja e islamit po u kërcënon endrrën e jetësuar të lirisë dhe demokracisë, duke zgjeruar radhët ende të ngushta, por jo më fatkeqësisht të padukshme të islamofobëve dritë shkurtër dhe mendje zbrazuar. Ky është një alarm që mbërrin deri këtu mes nesh, ku islami i së ardhmes paqësore dhe i përputhur me vlerat e të jetuarit sëbashku ekziston si një dhuratë që duhet mbrojtur e trashguar si një amanet i shenjtë. Duhet mbrojtur njëkohësisht me të njëjtën forcë nga vandalët e errësirës kur ngjizet fryma shkatërruese e radikalizmit islamik dhe nga vandalizimi i injorancës së shoqërisë së konsumit dhe i politikës së konsumit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-isis-po-vdes-por-mbetet-gjalle-mesazhi-te-mbrojme-islamin-paqesor

Share This Video


Download

  
Report form