Udhëtimi me urban në këto ditë të nxehta është kthyer shpesh në stres per kryeqytetasit. Mosndezja e kondicionerëve në linjat e transportit publik e bën të padurueshme vapën brenda autobusëve.
Ka nga ata që mundohen ta kalojnë me mjete rrethanore këtë situatë. Nisur nga ankesat e qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimin e të gjitha linjave urbane. Ata që janë gjetur në shkelje dhe që nuk e ndiznin kondicionerin gjatë lëvizjes, janë gjobitur.
Por pavarësisht gjobave të njëpasnjëshme, inspektorët thonë se ka sërish urbane që vazhdojnë të mos e përdorin sistemin e kondicionimit. Krahas vlerës monetare, gjoba shoqërohet edhe me heqje të pikëve nga ana e komisioneve pranë Bashkisë së Tiranës, duke i vënë kështu kompanitë e transportit në rrezik për të humbur licencën e shërbimit.