Prokuroria rrëzon “babalen”, nuk komunikoi me asnjë oficer policie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në një kohë që Prokuroria pret marrjen e përgjigjes nga autoritete italiane per audiopërgjimin e Albert Veliut të tjera detaje janë zbuluar nga oficerët e policisë gjyqësore.



Krimet e Rënda nisen verifikimet pas përmendjes së emrit të një punonjësi të policisë në qarkun Vlorës gjatë audio-regjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike.



Në atë përgjim, dëshmitari X, Albert Veliu pretendon se drogën përtej detit, do ta kalonin nëpërmjet efektivit me emrin Ermal. Pas verifikimeve të prokurorisë me këtë emër në policinë e Vlorës rezultonin 4 efektivë, të cilët u morën në pyetje.



Pas këtij veprimi, por edhe verifikimeve të kamerave të sigurisë të pretenduara prej dëshmitarit, por edhe të telefonatave hyrëse apo dalëse del se asnjëri prej tyre nuk ka pasur kontakt apo komunikim me dëshmitarin. Një pretendim i tillës sipas prokurorisë është i rremë.



Përgjimi i kryer në lokalin e Agron Xhafaj nga Veliu ka ndodhur në tetor të vitit 2017, ku sipas dëshmitarit, pretendohet se për trafikun e drogës duhej të takohej me punonjësin e policisë të quajtur Ermal.



Pak kohë më parë Albert Veliu kërkoi azil në Kosovë ndërsa pas qëndrimit dyjavor atje sipas ligjit ai do të njihet me procedurat nëse përfiton ose jo.



Nga ana tjetër në prokurorinë e krimeve të rënda dhanë dëshminë e tyre dhe tre zyrtarë të Partisë Demokratike që denoncuan audio-përgjimin. Ata iu përgjigjën thirrjes së për t?u pyetur në lidhje me hetimin e nisur për rastin dhe u shprehën se në Prokurori nuk duhet të vijnë denoncuesit, por të akuzuarit.

Share This Video


Download

  
Report form