Shqipëria ka aktualisht 704 familje të prekura nga gjakmarrja, prej të cilave 591 jetojnë në Shqipëri ndërsa 113 prej tyre janë larguar jashtë vendit. Studimi u krye nga shoqata ?Gjenerata e Re? me ndihmën e autoriteteve policore dhe OSHEE në 6 qarqet e prekura nga kjo dukuri: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Shkodra është e prekur më rëndë dukuria tragjike me 156 familje në gjakmarrje, nga të cilat 17 janë të ngujuara, 47 familje u larguan jashtë vendit, ndërsa disa dhjetëra fëmijë braktisin shkollën dhe kanë nevojë për mbështetje psikosociale. Qyteti brenda ka 76 familje në gjakmarrje, Vau i Dejës, 36, Malësi e Madhe 22, Puka 13, Fushë-Arrëzi 9 familje me gjakmarrje.
Qarku i dytë më i prekur është Lezha me 102 familje në gjakmarrje, 6 nga të cilat janë ngujuar, 33 kanë lënë Shqipërinë. Në këtë qark Laçi ka 21 familje në gjakmarrje, më pak Lezha, Zejmeni, Shënkolli, Rubiku, Kacinari, dhe 15 njësi të tjera. Më pas vjen Dibra me 89 familje në gjakmarrje, por më shumë në këtë qark janë prekur Burreli, Bulqiza, e Klosi. Në qarkun e Kukësit janë 87 familje me gjakmarrje, Durrësi 86 edhe Tirana 68. Kryeqyteti dhe Durrësi janë kthyer në vendshtrehime për familje nga qarqet e tjera. Në Tiranë njësitë me më shumë raste janë Paskuqani, Bathorja, njësia 9 dhe 11. Në Durrës më shumë ka Fushë Kruja-22, Thumana 15 familje në gjakmarrje.