Ora News - KLD nuk shkarkon gjyqtarin Ahmet Jangulli, Meta dhe Gjonaj kundër këtij vendimi

Ora News Lajme 2018-06-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërkesat e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për ndëshkimin e gjyqtarëve kanë shkaktuar debate në mbledhjen e radhës të KLD.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh të martën për të shqyrtuar kërkesën për vendosjen e masës shkarkim nga detyra për gjyqtarin Ahmet Jangulli, anëtar i Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, dhe njëherësh anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Masa e propozuar nga ministrja Gjonaj është rrëzuar nga KLD me shumicën e votave të anëtarëve të këshillit. Gjatë votimit, pro masës së shkarkimit mësohet se kanë qenë vetëm ministrja Etilda Gjonaj dhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

Diskutimi për propozimin e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ka ngjallur debate në KLD mes anëtarit Gjin Gjoni dhe ministres Etilda Gjonaj.

Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni ka deklaruar se KLD nuk mund të marrë masa ndaj gjyqtarëve në situatën aktuale pasi paketa e reformës në drejtësi ka hyrë në fuqi. Ndërkohë ministrja e Drejtësisë ka deklaruar se këshilli ka shqyrtuar propozime për masa ndaj gjyqtarëve edhe pas hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi duke shtuar se ky institucion nuk mund të dalë tani me një qëndrim të ri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kld-nuk-shkarkon-gjyqtarin-ahmet-jangulli-meta-dhe-gjonaj-kunder-ketij-vendimi

Share This Video


Download

  
Report form