Ora News - Nuk deklaroi dënimin, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Thanza

Ora News Lajme 2018-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikundër edhe pritet, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Thanza ishte dënuar në Itali për vjedhje me dhunë por kjo nuk e ka penguar të jetë në piramidën më të lartë të sistemit të drejtësisë; Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese apo dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999, ku Thanza madje ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, por ky informacion që do ti kushtonte karrierën as nuk është deklaruar nga vetë gjyqtari, madje nuk është konstatuar nga asnjë institucion shqiptar që kryente verifikimin për pastërtinë e figurës dhe dekriminalizimin.

Madje kjo gjë do të vazhdonte të qëndronte e fshehur në rast se ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk do ta kishin zbuluar dhe kjo e dhënë në kufijtë e një skandali nuk do të deklarohej në seancën dëgjimore të 10 korrikut për anëtarin e Gjykatës së Lartë.

Vetë gjyqtari nuk e mohoi faktin e ekzistencës së këtij dënimi për të cilin tha se ishte vepër që nuk e kishte konsumuar ai por një familjar i tij por që ai e kishte marrë përsipër për humanizëm.

Ai deklaroi para trupës së KPK se e ka pranuar dënimin për të shpëtuar jetën e nipit të tij.

Thanza deklaroi se e ka marrë përsipër një dënim të kunatës e cila kishte kryer një vjedhje vetëm që nipi i tij 9 vjeçar të kurohej në Itali, ndërsa ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nuk-deklaroi-denimin-kpk-shkarkon-nga-detyra-gjyqtarin-thanza

Share This Video


Download

  
Report form