Basha: Te largohet me urgjence Ministri Xhafaj

RTV KLAN 2018-06-12

Views 0

Një ditë pas mesazhit të dhënë nga numri dy i kancelares Merkel, në CDU/CSU, Johan David Vadeful, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama të heqë dy pengesat e mëdha që sipas tij mbajnë peng rrugëtimin europian të Shqipërisë.

"Fasada ka rënë dhe qeveria është lakuriq para botës. Zgjedhja që kemi sot përpara është e qartë. Nëse duam Europën, Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe pushtetarët e lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Nëse duam Europën, Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë. Nëse duam Europën qeveria duhet të luftojë dhe jo të mbrojë krimin dhe trafiqet. Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në BE. Është e qartë se çfarë duan shqiptarët, duan Europën dhe hapjen negociatave ndaj është urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit.?

Drejtësia e pakapur dhe zgjedhjet e lira e të ndershme sipas Bashës janë mesazhi tjetër i dhënë nga gjermani për kryeministrin Rama.

Në një intervistë dhënë për emisionin ?Opinion?,  Vadeful u shpreh se Tahiri është peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e negociatave, ndërsa në lidhje me Ministrin e Brendshëm numri dy i kancelares Merkel tha se Fatmir Xhafaj është në konflikt interesi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS