Prania e mushkonjave gjate veres, mungojne fondet per dezinsektimin e plote

RTV KLAN 2018-06-11

Views 0

Edhe pse që prej muajit Prill, ekspertët e shëndetit publik kanë nisur procesin e dezinsektimit kundër mushkonjave, sërish në kryeqytet prania e këtyre insekteve mbetet shqetësuese.

Ekspertët thonë se lagështia ka favorizuar shtimin e tyre, ndërsa tregojnë se vetëm një sipërfaqe e vogël dezinsektohet.

Bregdeti vazhdon të jetë një prioritet sa i takon dezinsektimit. Në të gjithë vendin janë 38 pika që i nënshtrohen këtij procesi. Specialistët thonë se në qarkullim janë disa lloje mushkonjash, një pjesë e të cilave janë edhe transmetuese të disa sëmundjeve infektive.

Share This Video


Download

  
Report form