Salvini: NATO të na mbroje nga emigrantët e paligjshëm - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2018-06-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka sfiduar prioritetet afatgjata të NATO-s për mbrojtjen, duke thënë se një nga anëtarët e tij, Italia, është nën sulm, por ?jo nga lindja?. Salvini ka bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër të NATO-s mbi problemin e emigracionit të paligjshëm.



?Unë jam në favor të NATO-s, por ne jemi nën sulm dhe aleanca e ka neglizhuar ketë fakt. Ne do t?i kërkojmë NATO-s që të na mbrojë. Ka shumë shqetësime rreth infiltrimit terrorist. Ne të vërtete Italia është nën sulm nga jugu, jo nga lindja.?-ka deklaruar Salvini. Ky reagim vjen pak dite para vizitës së planifikuar të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Romë.



Ai gjithashtu qortoi Maltën që shërben si një rrugë kyçe për refugjatet, se nuk ka bere mjaftueshëm për të trajtuar problemin e emigracionit të paligjshëm. Sipas Salvinit, pjesa më e madhe e punës i është lënë vendit te tij dhe kjo duhet të përfundojë.



Italia, ashtu si Greqia, ka qenë një nga portat më të mëdha për emigrantët që iknin në Evropë nga vendet e varfra afrikane dhe Lindja e Mesme. Që nga viti 2015, mbi 2 milionë emigrantë ? kryesisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe një numër i vendeve afrikane kanë hyrë në Evropë. Gjatë 5 viteve të fundit, më shumë se 600,000 prej tyre kanë arritur në brigjet italiane me anije.



Megjithatë, numri i të ardhurve ka rënë me 85% nga viti 2017, pasi vetëm 7,000 emigrantë kanë mundur te mbërrijnë kete vit. Italia ka arritur një marrëveshje me Libinë, e cila mbetet pika kryesore e origjinës për azilkërkuesit.



Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut këmbëngulin se për shkak të politikës së re, Italia po heq përgjegjësinë e saj ndërkombëtare për të garantuar sigurinë e azilkërkuesve.

Share This Video


Download

  
Report form