Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon Austrisë që të mbështesë hapjen e negociatave të vendit tonë me BE. Pas nje takimi me zvendës kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe mbrojtjes në parlamentin austriak, Michael Hammer, dhe deputetin Reinhold Lopatka, Basha tha se pavarësisht problemeve të thella që po kalon vendi, hapja e negociatave do të rriste kontrollin ndaj qverisë. Ligjvënësi Austriak, Lopatka tha se Austria mbështet integrimin e Shqipërisë, por shtoi se lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore.
Dy deputetë austriakë nga radhet e Partise Popullore të Kancelarit Kurz, Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer janë ndalur në zyrën e Lulzim Bashës, ndërsa në një prononcim për mediat thanë se vendi i tyre është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Deputeti Reinhold Lopatka shtoi se lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore dhe në këtë pikë përmendi edhe akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm.
Lopatka: ?Më duhet të theksoj se ne jemi të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Qytetarët austriakë janë të shqetësuar përsa i përket krimit të organizua?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi që Austria të mbështes hapjen e negociatave të vendit tonë me BE, ndërsa u shpreh se kjo duhet të ndodhë pavarësisht problemeve të thella që po kalon Shqipëria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputeti-austriakte-shqetesuar-ceshtjen-xhafaj-hetimi-te-jete-i-besueshem