Report TV - Xhafaj: Ata që do kalojnë Vetingun do jenë më të besueshëm

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ministria e Brendshme ka organizuar një tryezë konsultimi me përfaqësues të legjislativit, agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, për projektligjin ?Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së?.
P/ligji synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë me integritet. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Nisma ligjore u prezantua nga zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionimit të komisioneve që do të kryejnë Vetting-un.

?Ky model presupozon ndarjen në tre kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tre faza. Janë rreth 300 punonjës që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë. Rreth 2500-3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues që vlerësohen në fazë të fundit.

Presupozohet që në fazën e pare, ata 300 punonjës me grada dhe funksione të larta të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Një herë që mbaron kjo fazë, ky organ, pra komisioni i jashtëm i vlerësimit pushon së egzistuari dhe krijohet një organ i dytë vlerësimi për fazën e dytë, ku përveç 15 anëtarëve të komisionit të fazës së parë, rekurtohen edhe 30 anëtarë, shtesë që janë nga punonjësit të cilët e kanë kaluar vlerësimin me sukses në fazën e parë. Dhe kështu me radhë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS