Ora News - Rradha është e fshatit, Veliaj: Investimet do të përqëndrohen në periferi

Ora News Lajme 2018-06-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në turin e llogaridhënies kryetari i bashkisë së Tiranës Veliaj dhe Ministri i financave Ahmetaj garantuan banorët se investimet do të përqendrohen në periferi. Ahmetaj dhe Veliaj ishin në Berzhitë të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ministri i financave Arben Ahmetaj biseduan me banorët e Bërzxhitë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për ti prezantuar me projektet e planifikuara. Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohe është rikthyer vëmendja te zonat rurale, ndërsa vlerësoi reformën administrative-territoriale të qeverisë, e cila sipas tij, ka rritur mundësitë e investimeve në fshatra.

Erion Veliaj: "Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet.

Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet.?

Pas përfundimeve të projekteve strategjike pëe qytetin si sheshi skëndërbej, vijimi i projektit të Bulevardit dhe Pazarit të Ri, Veliaj tha se rradha e investimeve është e zonave rurale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rradha-eshte-e-fshatit-veliaj-investimet-do-te-perqendrohen-ne-periferi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS