http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqëria shqiptare është ne depresion dhe me probleme serioze me shëndetin mendor. Ne kete përfundim arrijnë psikiater e psikologe veçanërisht pas ngjarjes me te fundit qe tronditi mbare opinionin publik.
Sipas mjekeve, shqiptaret janë nje popull qe vuajnë me se shumti nga stresi dhe ankthi. Ndryshe nga c?mund te mendohet personat qe jetojnë ne zonat urbane, ata ne gjendje me te mire ekonomike dhe moshat e reja kane probleme me shëndetin mendor.
1 ne 4 persona ne vendin tone vuan nga depresioni. Sipas analizës se psikologeve, shoqëria shqiptare është gjithë kohen ne presion per shkak te pasigurisë financiare dhe per vendin e punës.
Mjeket thonë se personat me probleme me shëndetin mendor, se pari duhet ta pranojnë çrregullimin dhe me pas t?i drejtohen mjekut specialist e jo siç ndodh rëndom tek klerikët e ndryshëm.
Ndërsa psikologet shprehen se shoqëria duhet te jete me e ndjeshme, pasi vitet e fundit është kthyer ne nje popullsi indiferente ndaj gjithçka qe i ndodh tjetrit.