Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në treg për blerjen e monedhës europiane po vijon që të japë efekte në rimëkëmbjen e euros. Aktualisht një euro po shkëmbehet me 127.58 lekë duke u rritur me rreth 3 pikë.
Prodhuesit e bimëve mjekësore vlerësojnë ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë ndërsa shprehen se vetëm në 5 muaj dëmi që pësuan arrin në miliona euro.
Filip Gjoka President i shoqatës së Bimëve Mjekësore: Impakti është diku tek 10% që ka marrë pjesë nga fitimet tona apo rritjet e kostove që ne na shkakton euro.
Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Bimëve mjekësore kërkoi nga qeveria më shumë mbështetje nga kjo industri.
Filip Gjoka President i shoqatës së Bimëve Mjekësore: Kthimi i vëmendjes me e madhe nga ana e qeverisë, ne i kemi kërkuar me forcë ministrisë së Bujqësisë krijimin e një drejtorie për bimët mjekësore.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato u shpreh se sfidë e qeverisë aktualisht mbetet promovimi i produkteve Made In Albania.
Sonila Qato: Qeveria ka politika të qarta dhe largpamëse për zhvillimin e këtij sektori, i cili zë vendin e parë të eksporteve dhe ne do të punojmë për rritjen e eksporteve në këtë fushë.
Në industrinë e bimëve mjekësore numërohen reth 90 mijë të punësuar kryesisht nga zona të varfra të vendit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/renia-e-euros-prodhuesit-e-bimeve-mjekesore-vleresojne-nderhyrjen-e-bsh-humbem-miliona