Shkodër, zjarr në magazinën e bimëve mjekësore, mbi 300 mijë$ dëme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Shkodër- Mbi 300 mijë dollarë është dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit në një nga pikat më të mëdha të grumbullimit të bimëve medicinale pranë qytetit të Koplikut, në fshatin e Palvarit.

Në harkun kohor të disa orëve flakët kanë shkrumbuar mbi 200 tonë bimë medicinale. Edhe pse pranë pikës së grumbullimit kanë mbërritur efektivët e zjarrëfikses të Malësisë së Madhe dhe të qytetit të Shkodrës, shuarja e flakëve ka qënë e pamundur, ndërkohë që forcat zjarrëfikëseve ndodhen në vendngjarje prej disa orësh.

Kanë qënë banorët e zonës përreth të cilët kanë verejtur tymin të dalë nga magazinat dhe menjëherë kanë njoftuar punonjësit e firmës "Zagora" dhe më pas forcat zjarrëfikëse të Koplikut, këto të fundit kanë tentuar të ndërhyjnë për të lokalizuar dhe për të shuar zjarrin por përpjekja e tyre ka qënë e kotë, kjo edhe për shkak të erës.

Sipas pronarit të pikës së grumbullimit të firmës "Zagora" e cila është përfshirë nga flakët, Hysni Bercaj, dëmi është i pallogaritshëm. Bima e djegur është kryesisht sherbelë.

Share This Video


Download

  
Report form