Komiteti Kombëtar i rindërtimit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e tretë pas tërmetit të 26 Nëntorit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi se në këtë takim, janë në kushtet jo vetëm të diskutojnë se ç?është bërë në mbledhjet e shkuara, por edhe të ndajnë një përmbledhje të punës konkrete që është bërë.
Përpara se t?ia jepte fjalën drejtuesit të plotfuqishëm të emergjencës, Blendi Çuçi, Rama propozoi që të vendosej Ilir Hoxholli si sekretar i Komitetit, pas emërimit të Arben Ahmetajt si Ministër Shteti për rindërtimin.
?Dëshiroj të ndaj me ju mendimin se në kushtet kur kryetari i Komitetit të rindërtimit Ahmetaj është emëruar Ministër Shteti për Rindërtimin besoj se ia vlen të caktojmë një sekretar të Komitetit dhe me shumë kënaqësi unë do propozoja që zoti Hoxholli me të cilin ndajmë një eksperiencë pozitive pune, por që përfaqëson edhe pjesën tjetër të këtij trupi për të çuar para procesin, të jetë Sekretari i Komitetit të R duke garantuar kështu një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë edhe në procesin e koordinimit duke garantuar po ashtu edhe një ndërveprim konkret me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar praninë e një syri më të vëmendshëm dhe më të dedikuar në aspektet e transparencës?, tha Rama.
Ndërkohë Çuçi, bëri një përmbledhje të situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ai tha se deri më tani ka 3613 banorë të akomoduar në hotele dhe 10225 në çadra.
Për sa i përket vlerësimit të objekteve, Çuçi tha se deri në momentet që flasim bëhet fjalë për mbi 40 mijë objekte të vlerësuara.
?Në hotele sot 3613 banorë dhe në çadra janë 10225. Numrin më të lartë e ka Qarku i Durrësit, 2421 Qarku i Tiranës. Banorët e akomoduar në çadra janë të zonave rurale dhe është vullneti i tyre për të qëndruar në çadra. Sa i takon një procesi të rëndësishëm sa lidhet me vlerësimin e dëmeve, deri dje në statistika kemi 39 mijë objekte, sot do të ketë shkuar mbi 40 mijë. Nga këto objekte të pabanueshme kanë qenë Qarku Durrës 3880, Qarku 1352 banesa, 1232 qarku Lezhë. Numri ndryshon se ekipet janë në terren?, tha Çuçi, i cili shtoi se për sa i përket strehimit afatgjatë po aplikohet bonusi i qirasë.
Ndërkohë në Spitalin e Traumës po marrin ndihmë mjekësore 8 persona të lënduar nga tërmeti. Tre të tjerë janë dërguar jashtë për ndihmë më të specializuar..
?53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Në këto shkolla është pezulluar mësimdhënia duke akomoduar nxënësit nëpër shkolla të afërta?, tha Çuçi përsa i përket arsimit./tvklan.al