TAP instalon në Fier Stacionin e Kompresorëve të gazit, Rama: 250 të punësuar deri në fund të 2018

Report TV 2018-06-08

Views 0

Stacioni i Kompresorëve të gazit, në Fier është një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TransAdriatik, që siguron zhvillim ekonomik, punësim dhe ardhmëri. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, Rama theksoi se ?ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, pritet të arrijë në më shumë se 250 punonjës gjatë këtij viti?.

Ndërkohë sipas, tij, ?janë mbi 100 vende të tjera pune të gjeneruara për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin, vende pune të domosdoshme për ecurinë e projektit?.

?Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase, janë vende të reja pune që janë plotësuar nga punonjës vendas. Kjo sjell ndikim ekonomik, por edhe rritje të kapaciteteve profesionale dhe teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture të jashtëzakonshme, ku kompanitë përfitojnë një vlerë të shtuar nga kjo pikëpamje?, tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS