Report Tv - Bujqësia në Divjakë, mungesa e tregut, fermerët: Çmimet nën kosto

Report TV 2018-06-07

Views 11

Fshati Spolatë në bashkinë Divjakë ekzistencën e tij ekonomike e ka të lidhur ngushtë me prodhimin e perimeve në sera diellore. Kultivimi i domates, specit dhe pjeprit në ambiente të mbrojtura është kthyer prej mëse 20 vitesh në një traditë.

Prodhimi i këtij sezoni është nga më cilësorët dhe prodhimtaria është e lartë. Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimet e larta të imputeve bujqësore, ku përfshihen dhe preparatet kimike, kanë çuar që aktualisht çmimi i perimeve të jetë nën koston e prodhimit, madje fermerët po e japin me arka dhe jo me lekë për kilogram.

Sipas fermerëve, mungesa e tregut për eksport, si dhe mos orientimi i tyre me anë të polikave bujqësore nga specialistët e fushës dhe Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnje, bën që fermerët të mbjellin sipërfaqe më të mëdha sesa nevojat e tregut të brendshëm, duke krijuar stoqe të prodhimit dhe kësisoj rënie drastike të çmimit.

Share This Video


Download

  
Report form