RTV Ora - Fermerët e Jagodinës i shkulin prodhimet e serave: Nuk ka treg, çmimi nën kosto

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 4

#rtvora
Mungesa e tregut dhe çmimi nën kosto po i detyron fermerët e Jagodinës në Elbasan ti shkulin prodhimet e tyre ende pa përfunduar sezoni i serave. Ata e lidhin këtë situatë edhe me fermerët sipas tyre abuzues me pesticidet, ndaj kërkojnë nga shteti që ti ndëshkojë ata, në mënyrë që të mos penalizohen të gjithë.

Fermerët e Jagodinës në Elbasan kanë nisur ti shkulin prodhimet e serave ende pa përfunduar sezoni.

" E kemi shkulur, për ta mbjellë nuk e kemi menduar akoma sepse do ta mbjellim por ku do ta çojmë prodhimin. Nuk dimë me çfarë ta mbjellim. Speca, tranguj, domate, nuk ka çmim asgjë".

Shkak është bërë mungesa e tregut dhe çmimi që sipas tyre nuk mbulon koston.

Më të dëmtuarit janë ata që kultivuan kungull, që shitet me vetëm 10 lek për kilogram.

"100 lekë nuk është asgjë, nuk ja vlen as krahu i punës".

"Gjynah nga Zoti, është në gjysmë të prodhimit kungulli, është një dëm i madh".

Diskutimi për përdorimin e stimulantëve sipas fermerëve ka trembur konsumatorin, ndaj ata kërkojnë që shteti të vërë përpara përgjegjesisë abuzuesit në mënyrë që të mos penalizohen të gjithë.

"Duhen kapur magazinierët, shteti duhet ti drejtohet magazinës dhe ta nxjerrë ku ka hyrë ky helm".

"Shteti ti kontrollojë këto gjërat, të na shitet malli se ne jemi të punësuar te tokat tona".

Jagodina në Elbasan është e njohur për prodhimet bujqësore, por që këtë vit, fermerët po hasin vështirësi për ti shitur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fermeret-e-jagodines-i-shkulin-prodhimet-e-serave-nuk-ka-treg-cmimi-nen-kosto
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form