Report TV - Opozita i kërkon dorëheqjen, Donald Lu i shkon në zyrë Fatmir Xhafajt

Report TV 2018-06-07

Views 0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit. Takimi i Lu me Xhafajn vjen pas lumit të akuzave të opozitës në adresë të ministrit për çështjen e vëllait të tij.

Në jo pak raste ambasadori Lu, por edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, kanë vlerësuar punën e ministrit të Brendshëm në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. Pas këtij takimi në Ministrinë e Brendshme, Lu dhe Xhafaj janë larguar të dy me të njëjtin automjet, atë të ambasadës amerikane, me të cilën lëviz pikërisht ambasadori Donald Lu.

Share This Video


Download

  
Report form