Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.
Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.
Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.
Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvendi i Shqipërisë vijon ti kërkojë KLSH-së auditime të reja.
Me një kërkesë të ngjashme, këtë herë për Rrugën e Kombit, është përballur këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë kreu i KLSH-së, i cili nuk e ka komentuar kërkesën por nisur nga detyrimi ligjor që ka duhet të nisë nga puna për të zbardhur shpenzimet për ndërtim por edhe fondet për mirëmbajtjen.
Braçe: Të fillojmë të kuptojmë sa para kemi paguar, çfarë vepre kemi ndërtuar, çfarë i kemi lënë mangut dhe sa para të tjera duhet të paguajmë si qytetarë të këtij vendi për të përfunduar një vepër dhe për ta mirëmbajtur atë në kohë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/auditim-rruges-se-kombit-klsh-do-verifikoje-koston-e-ndertimit-dhe-mirembajtjes