Report TV - Vritet biznesmeni i kafesë në Vlorë, dyshohet për pazare droge

Report TV 2018-06-05

Views 0

Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i vdekur, pasi i është bërë pritë mbrëmjen e sotme në lagjen ?Pavarësia? rreth orës 23:00. Viktima është Vasil Dervishaj. 29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ''Pavarësia'' në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.

Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë.

Report Tv ka sjellë ekskluzivisht pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi ngjarja në lagjen ?Pavarësia? në qytetin bregdetar. Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe ?Kafe Gimoka?-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.

Share This Video


Download

  
Report form