Prania e Rita Orës në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës ka mbledhur mijëra vetë në sheshin "Skënderbej".
E para performoi këngëtarja kosovare Kida. Edhe më shpërthyes u bë publiku kur në skenë u ngjit këngëtarja me famë botërore Rita Ora.
Krahas hiteve te saj, Rita Ora surprizoi me një miksim të këngës së saj me një nga vallet më të njohura të trevave shqiptare, asaj të Rrugovës.
Para se të ngjitej në skenën e sheshit ?Skëndërbej?, këngëtarja Rita Ora e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit.
Erion Veliaj: ?Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar Çelësin e Tiranës do të thotë se të vlerësojmë shumë?.
Rita Ora e falenderoi kryebashkiakun për mikpritjen ndersa vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana.
Rita Ora: ?Mendoj se Tirana është në rrugën e saj drejt një suksesi të pabesueshëm. Me fuqinë dhe mundësitë që unë kam, do t?ia bëj të ditur këtë pjesës tjetër të botës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ka energjinë më të mirë të çdo qyteti në tokë. Nga hera e fundit që isha këtu, pa dyshim që energjia ka ndryshuar, ndjehesh gjallë, miqësore, e pëlqyer dhe shumë pozitive. Ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj?.
Kryebashkiaku Veliaj i bëri edhe një surprizë krejt të veçantë këngëtares Rita Ora, duke i dhuruar një çifteli, të cilën e mbante në zyrën e tij, instrumenti muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare.