Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka inauguruar një tjetër investim në Pazarin e ri. Ambienteve tregtare u janë shtuar dhe magazinat për ruajtjen e mallrave që sipas Erion Veliajt sjell dhe një mundësi më të mirë organizimi. Një tjetër projekt mbetet investimi për lidhjen e Pazarit të ri me sheshin "Skënderbej".
Investimeve në Pazarin e ri në kryeqytet i janë shtuar dhe ambientet që do të sigurojnë ruajtjen e produkteve.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shoqëruar nga kreu i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff theksoi se tashmë tregëtarëve do tu ofrohet logjistika e duhur për të vijuar aktivitetin e tyre
Veliaj: Ka qenë gjithmonë dilemë mënyra si bëhet puna logjistike në pazar, me furnizimet në mëngjes, marrja e mallit pasdite. Ndaj, kemi hapur një hapësirë të jashtëzakonshme për magazinimin e mallit; kështu ruajmë origjinalitetin e një zone pedonale pa makina, pa motorë, për t?i vendosur këtu mallrat që nuk shiten, të cilat mund të tregtohen të nesërmen, dhe për të eliminuar në maksimum edhe hyrje-daljet e furnizimit. Ndaj, besoj që secili që ka një tezgë apo kryen një shërbim, do të ketë mundësi me një kosto shumë modeste të marrë edhe një hapësirë magazinimi.
Kryebashkiaku theksoi se është duke u shqyrtuar mundësia për lidhjen e sheshit ?Skënderbej? me Pazarin e Ri.
Veliaj: Po shikojmë se si mund të lidhim dy hapësira të shkëlqyera, si sheshi ?Skënderbej? dhe Pazari i Ri. Kemi një segment në mes të kolonave. Me gjasë, do të arrijmë në një marrëveshje të suksesshme, ku së bashku të krijojmë një ?urë? lidhëse, që zonat atraktive të Tiranës, si sheshi dhe Pazari, të lidhen me njëra-tjetrën, me të njëjtën cilësi siç janë këto dy pjesë të Tiranës.
Kreu i Bordit të AADF-së, Michael Granoff tha se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës ndajnë ambicien e përbashkët për të çuar projektet përpara dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë më tej.
Pazari i Ri i rivitalizuar rinisi punën në mars të vitit 2017. Aktualisht në ambientet e tij ushtrojnë aktivitetin rreth 300 biznese.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pazari-i-ri-krijohen-hapesira-te-reja-magazinimi-bizneset