Gjiknuri: Investime ne ndihme te turizmit

RTV KLAN 2018-06-03

Views 0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Himarës ku inspektoi punimet e fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik. Vënia e tij në punë i vjen në ndihmë zonës në prag të sezonit turistik.

"Këtu jemi në një nga investimet më serioze që janë bërë vitet e fundit në energjetike në gjithë zonën e bregut. Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problematik. Këto probleme nuk ekzistojnë më por ne po i paraprijmë zhvillimeve të pritshme turistike për gjithë zonën e bregut".

Administratori i OSHEE-së Adrian Çela njofton se në Shtator nis ndërhyrja për rrjetin e ri 20 kilovolt që prek gjithë vijën bregdetare.

"Kemi arritur të garantojmë një sezon turistik normal për të gjithë pushuesit. Ky është viti i tretë që kemi aplikuar dhe njësitë e gatishmërisë. Pra, skuadra speciale nga qytete të tjera të Shqipërisë alokohen gjatë 3 muajve të sezonit nga Velipoja, përgjatë gjithë vijës bregdetare, Durrës, Shëngjin, Golem, Vlorë deri në Sarandë.

Dua të theksoj se ky investim i paraprin një investimi tjetër të madh që do të nisë Operatori i Shpërndarjes për të cilin puna do të nisë në muajin shtator. Është një investim në shifrën rreth 16 milion eurove vetëm për zonën e bregdetit ku është Himara, Dhërmiu, Qeparoi, Vunoi, Livadhja, Jala e Palasa do bëhen 7 fidera të rinj".

Administratori i OST-së Klodian Gradeci thotë se financimi që ka nisur që me ndërtimin e Unazës së Jugut 110 kilovolt, ku faza e fundit ishin nënstacionet e Orikumit dhe Himarës garanton sigurinë e furnizimit dhe cilësinë e tensionit për të gjithë këtë zonë.

Share This Video


Download

  
Report form