Pas turit të ?Llogaridhënies? në Elbasan, Cërrik dhe Belsh, kryeministri Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në darkën e Iftarit nga Komuniteti Mysliman i Elbasanit. Shefi i qeverisë u shpreh se Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave me BE dhe se bashkëjetesa fetare është një vlerë e shtuar.