Rama me PPAK: Shqipëria si një invalid i ulur në karrocë

Report TV 2015-08-21

Views 2

Partia "Personat me Aftësi të Kufizuar" çeli sot fushatën elektorale në "Hotel Tirana". Rama, i cili ishte i pranishëm në çeljen e fushatës premtoi se personat me aftësi të kufizuar pas 23 qershorit do jenë pjesë e adminstratës nëse e majta vjen në pushtet.

Kreu i PS-së nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë sa i përket kujdesit ndaj kësaj shtrese.

Fushatën e hapi Majlinda Driza, e cila vinte nga Vlora dhe tregoi se kishte një vajzë 20 vjeç dhe nuk kishte asnjë ndihmë. "Kam një vajzë në karrocë, 20 vjeç. Jam e vetëdijshme që vajza është e sëmurë. S'marr 20 mijë lekëshin e dritave. Jemi njerëzit më të përbuzur. Bredh nëpër Vlorë me karrocë. Duhet ta zhdukim Saliun! Jemi me fat që jemi në koalicion me zotin Edi Ramën"- tha ajo.
PPAK është në koalicion me PS në zgjedhjet e 23 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS