Ora News - Dëshmitari X kërkoi azil politik në Kosovë, ministri: Po kryhen procedurat

Ora News Lajme 2018-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi pranon zyrtarisht se dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe se autoritetet kosovare po kryejnë të gjitha procedurat.

"Po ka kërkuar azil. Po kryhen të gjitha procedurat, Kosova është e detyruar të zbatojë konventat ndërkombëtare. Dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe po behet procedura përkatese."

I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, sot vizitoi pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec.

Vizita e parë realizohet në Morinë, kurse pastaj do të vizitohet pika e kalimit në Shishtavec.

Më 28 maj policia e Kosovës ndaloi Albert Veliun, e njohur si bashkëpunëtori X në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si ?Bashkëpunëtori X? dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Në Shqipëri më 17 maj 2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve? parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Ndërsa më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të ?Kallëzimit të rremë?, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Pas publikimit të auidopërgjimit Agron Xhafaj iu vetëdorëzua autoriteteve italiane për të kryer dënimin e marrë nga drejtësia e këtij vendi. PD e quajti këtë veprim si qëllim për të mbyllur hetimet në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfirmimi-zyrtar-deshmitari-x-kerkoi-azil-politik-ne-kosove

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS