#tvora #rtvoranews
Shqipëria ndryshon rregullat për personat që kërkojnë azil në territorin tonë. Në draftin e ri parashikohet që kërkesa bëhet sapo refugjati hyn në kufi ndërsa shqyrtimi duhet të përfundojë brenda 10 ditësh.
Situata problematike e krijuar në vend nga fluksi i shtuar i emigrantëve të paligjshëm por dhe përfshirja e tyre në një serë veprash penale, ka detyruar autoritetet të bëjnë ndryshime në ligjin për refugjatët.
Ora News ka siguruar ekskluzivisht draftin e hartuar nga Ministria e Brendshme që ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore të refugjatëve, trajtimin e tyre në territorin e republikës së Shqipërisë, dhe sigurimin e statusit të azilantit.
Projektligji përbehet nga 102 nene, ku pjesa më e madhe e tyre ka të bëjë me procedurat dhe miratimin e mbrojtjes ndërkombëtare për këtë kategori por dhe dhënien e statusit të refugjatit.
Sipas këtij dokumenti, shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi mund të shprehë qëllimin për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, verbalisht ose në formë të shkruar, në momentin e hyrjes në territorin e Republikën e Shqipërisë, në një pikë të kalimit kufitar, apo në një stacion të Policisë së Shtetit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/azil-ne-shqiperi-lehtesohen-procedurat-refugjatet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv