Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka pasur dje një takim të gjatë në zyrën e vet në Kryeministri, me Ben Blushin, ish-rivalin e tij politik në Partinë Socialiste. Është takimi i dytë ky pas takimit të parë ku si ndërmjetës ka qenë pronari i një media të madhe. Këtë herë janë takuar vetëm për vetëm. Arsyeja e takimit është një aleancë politike midis Ramës dhe Blushit, ku Rama provon një nga skenarët që ka bërë për eliminimin politik të atij që shikon si rivalin kryesor në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Edi Rama mendon të kandidojë Blushin si kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
"Kryeministri" është një roman satirik i Blushit ku shënjestron kryeministrin Edi Rama dhe thotë se Rama për të fituar një mandat shtesë në 2021, Rama sajon, simulon atentatin e vet nga terroristët islamik, mirëpo duke menduar të plagoset dhe me këtë të fitojë simpatinë e Perëndimit si njeri i shënjestruar nga terrorizmi, por rrethanat e sjellin që vrasja të ndodhë vërtetë. Pra, kryeministri në një far mënyre shkakton vdekjen e vet. Ironia është se me këtë që ndodh, me vajtjen e Blushit në zyrën e Edi Ramës pas gjithë këtyre është shkrimtari Blushi ai që bie viktimë. Fiton ndoshta duke u ricikluar politikani Blushi. Çfarë mund të thuhet për shkrimtarin Blushi, që vajti në zyrën e njeriut që satirizoi kryeministrin që simulon atentatin e vet dhe po ta shikojmë edhe me një libër tjetër të Blushit që satirizohet kryeministri. Është fjala për romanin "Kandidati". Në këtë roman, Blushi satirizon kryetarin e Bashkisë të një qyteti të Shqipërisë të vendosur nga kryeministri Rama, për të cilin thotë se u caktua kur tashmë kishte vdekur. Pra një i vdekur u bë kandidat për kryetar bashkie. Ironia është se nëse Blushi bëhet kandidat për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, atëherë i bie që pikërisht atij t'i zbatohet kjo profeci për veten e vet. Dmth një i vdekur intelektualisht të bëhet kandidat për bashkinë e Tiranës. Kur them i vdekur intelektualisht, jo se Blushi humbi cilësitë intelektuale që ka, por Blushi e kishte parë këtë çështje si një kauzë morale, që ishte kauza e tij e fortë. Këto dy romane, "Kryeministri" dhe "Kandidati" përpiqeshin të theksonin moralitetin absolut makiavelist të Ramës, i cili për pushtet apo për të fuqizuar bazat e veta të pushtetit për vete, nuk nguronte që të simulonte deri edhe vet atentatin ndaj vetes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-aleanca-anti-veliaj-rama-blushi-bie-shkrimtari-blushi