Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ura Vajgurore dhe fshatrat përreth janë zonat më të prekura nga pasojat në ambient të guroreve. Ndaj një banore e këtij komuniteti u bë nismëtare e përballjes së parë publike të sipërmarrësve, drejtuesve të institucioneve dhe vetë banorëve. Zyrtarët thanë se kanë pezulluar 13 leje dhe kanë gjobitur 9 subjekte për shkelje të ndryshme të lejeve, por biznesmenët thonë se ata nuk janë fajtorët e mëdhenj. Sipas tyre, 80 % e ndotjes krijohet gjatë transportit dhe për këtë fajësojnë infrastrukturën rrugore.
Mijëra familje në Urën Vajgurore dhe fshatrat përreth thonë se vuajnë pasojat e ndotjes dhe shkatërrimit që sipas tyre kanë shkaktuar guroret që ushtrojnë aktivitete në këtë zonë.
Një nga banoret e zonës, Arjana Bardhaj deklaron se ka fakte për efektet e kësaj veprimtarie, ndërsa për herë të parë vendosi përballë banorët me drejtuesit e biznesit të guroreve në Urën Vajgurore.
Arjana Bardhaj: Qëllimi nuk ka qenë mbyllja e aktiviteteve të guroreve, por ato të punojnë sipas standarteve.
Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit në Berat evidentoi shkeljen e lejeve mjedisore si një prej problematikave kryesore dhe për këtë tha se janë vendosur nëntë gjoba dhe 13 leje mjedisi janë pezulluar.
Redi Kusta: Sot ato do të jenë të pezulluara deri në realizimin, negocimin e gjithë kushteve e standarteve.
Për Agjensinë Rajonale të Mjedisit në Berat vetëm investimet në tenkologji dhe përdorimi i impianteve me ujë do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e situatës për shpesh herë ka arritur alarmin e kuq të ndotjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotja-ne-uren-vajgurore-13-leje-te-pezulluara-9-gjoba