Guroret janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e Urës Vajgurore. Vetëm gjatë 30 minutave që ato janë në punë, shtëpitë pranë tyre mbulohen nga pluhuri.
Nga të dhënat e bashkisë e Urës-Vajgurore, 23 vendet e përpunimit të gurit edhe pse ushtrojnë aktivitet të ligjshëm janë të pozicionuara shumë pranë qendrave të banuara dhe në shumicën e rasteve punojnë me shpërthime nëpërmjet lëndëve plasëse.
Disa herë banorët e Urës Vajgurore kanë protestuar duke bllokuar edhe rrugën që të çon drejt guroreve, por situata vijon të mbetet e njëjtë.
Tv Klan