Ndertuesit: Taksa 3% per strehimin social ne gjykate

RTV KLAN 2018-06-01

Views 0

Në mënyrë unanime shoqatat e biznesit kundërshtojnë marrjen e sipërfaqes 3% nga shteti për çdo ndërtim mbi 2000 metra katrorë me qëllim dhënien e saj për strehim social. Dy ditë pas publikimit të saj në fletoren zyrtare, ata kanë shpallur edhe planin për ta kundërshtuar këtë nismë në të gjitha rrugët ligjore të mundshme.

"Në mënyrë unanime, gjithë anëtarësia e grupeve tona e kundërshton me forcë këtë veprim jo kushtetues dhe antiligjor, që cënon interesat ekonomike të një komuniteti, forcërisht, prandaj edhe deklarojmë që do të ndërmarrim hapat ligjorë për të shfuqizuar këtë nen të ligjit.?

Ndërtuesit argumentojnë se është antikushtetuese vendosja e një takse të tillë, e cila nuk është e përcaktuar në ligjin e taksave vendore e që qëllimi i strehimit paguhet njëherë përmes taksës së infrastrukturës.

?Aq e pa logjikshme është kjo taksë sa nuk ekziston asnjë analizë për përcaktimin e marzhit prej jo më pak se 3% sipërfaqe funksionale për 2000 m2 ndërtim për banim. Nuk ka asnjë metodologji se çfarë do të thotë jo më pak dhe se kush do jetë tavani për abuzimin ndaj ndërtuesve me këtë parashikim ligjor.?

Sipas tyre qeveria në emër të politikave sociale, po rëndon xhepat e qytetarëve të thjeshtë, pasi kostoja e ndërtuesit do të përkthehet në çmim.

?Qeveria nuk po kupton se në të ardhmen do të rëndojë xhepat e qytetarëve të thjeshtë, pasi është e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshme.?

Sipas llogaritjeve të bëra nga ndërtuesit, ligji i ri për strehimin social merr 25-30% të fitimit neto të investitorit që ndërton një pallat.

Share This Video


Download

  
Report form