Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Puna në asfaltimin në rrugën e Lumit të Vlorës vijon normalisht, pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar pak kohë më pare.
Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci, inespektuan ecurinë e punimeve.
Gjiknuri tha se është asfaltuar një pjesë e segmentit Bypass-i i Vlorës-Peshkëpi-Gjorm ndërsa deri në vjeshtë pritet të përfundojë asfaltimi për të gjithë LOT-in e parë prej rreth 23 kilometrash.
"Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë dhe siç u informova nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, procedurat për dy lotët e tjera janë drejt përfundimit, do të thotë që brenda këtij viti ose le të themi maksimumi fillim vitin tjetër do të nisin punimet edhe për segmentet e mbetura?, u shpreh ministri Gjiknuri.
Duhen dy vjet që ky aks të jetë tërisht i aksesueshëm. Gjiknuri beson se investimi në infrastrukturë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës dhe impak të rëndësishëm për pjesën bregdetare.
?Brenda dy viteve kjo rrugë do të jetë tërësisht e përfunduar dhe do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës, për zonën e bregdetit. Bashkë me zhvillimet e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën?, nënvizoi Gjiknuri.
Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej afro 23 kilometra dhe shtrihet nga fshati Sherishtë deri në fshatin Gjorm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-lumit-vlore-e-aksesueshme-brenda-dy-vitesh