Ora News – Gjiknuri: Rruga e Lumit të Vlorës, premtim i mbajtur

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi i fushatës së PS për Vlorën Damian Gjiknuri në takimin elektoral të zhvilluar në Selenicë dhe Drashovicë premtoi se transformimi i kësaj zone do të vijojë. Ndërsa veçoi ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës si një premtim të mbajtur, Gjiknuri prezantoi për këta zgjedhës kandidatin Vullnet Sinaj.
Selenica dhe Drashovica ishin ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri. Gjiknuri komentoi edhe projektin tanimë në konkretizim e sipër të ndërtimit të Rrugës së Lumit të Vlorës ku insistoi se ky është premtimi i mbajtur.
Gjiknuri: Po bën një rrugë, që ju e dini shumë mirë, edhe unë e mbajt mend që i vogël. Shumë të tjerë e kanë thënë brez pas brezi, kur do bëhej rruga e Lumit të Vlorës?! Kush do qe ai njeri që do e merrte përsipër ta bënte këtë realitet? Praktikisht Edi Rama e mbajti fjalën, qeveria socialiste e mbajti fjalën, rruga ka filluar, do vazhdojë e do sjellë potenciale të mëdha ekonomike. Nuk është thjesht se njerëzit duan të shohin një rrugë, rruga sjell zhvillim, rruga ju sjell shumë afër me qytetin e Vlorës i cili në vetvete po transformohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-rruga-e-lumit-te-vlores-premtim-i-mbajtur/

Share This Video


Download

  
Report form