Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorë të Bashkisë së Selenicës dhe me ata të njësisë administrative Shushicë të Vlorës.
Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se Komisioni Evropian ka dhënë tanimë vlerësimin pozitiv për reformat e kryera nga qeveria në kuadër të plotësimit të detyrimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndërsa ka rekomanduar çeljen e negociatave.
Ne jemi në një moment shumë deçiziv, shumë kyç. Shqipëria është shumë afër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Jo vetëm Shqipëria hyn në një stabilitet politik, por e përkthyer në ato interesa që kanë vet njerëzit, do të thotë më shumë financime nga Bashkimi Evropian. Një shpresë e madhe dhe mundësi e madhe është që progresi i Shqipërisë në BE sjell më shumë mundësi për financime.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri
Duke ditur këtë situatë, vijoi Gjiknuri, opozita ka nisur një fushatë shpifjesh dhe denigrimi ndaj figurave kryesore të qeverisë, me synim sabotimin e procesit të integrimit dhe mosçeljen e negociatave.