Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka kritikuar drejtuesin socialist të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, ish-deputet i PS për punë të pamjaftueshme. Braçe në Komision tha se, strukturat që janë në varësi të AMF po funksionojnë në paligjshmëri, ndërsa ngriti dyshime për 80 kompani call centeri në Shqipërië për veprimtari të dyshimtë.