Sarandë: Situata paraqitet kritike edhe në Sarandë, e cila ndodhet nën pushtetin e ujit. Nga dita e djeshme, eshte nderprerë transporti i udhetareve me tragete. Tragetet e udhetarëve jane bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit per arsye te kohes se keqe. Ndërkohë, edhe në zonën jugore pritet përkeqësim i motit.
Problematike ngelen dhe prurjet e lumit Osum, të cilat po shtohen ndjeshëm. Kjo si pasojë e prurjeve të përrenjve të Skraparit dhe lumenjve Guak, i cili është drejt daljes nga shtrati. Tjetër problematik ngelet dhe pjesa e disa zonave të banuara si në Urën Vajgurore tek Dafinat, pranë lagjes së romëve, si dhe të gjitha banesa që janë pranë lumit Osum.