Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjekët specialistë të cilët janë paralajmëruar për largim nga puna kanë protestuar në mënyrë simbolike përpara Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Ata kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen e tyre dhe në gjykatë.
Naum Sinani deklaron se kanë kërkuar shpjegime për largimin e tyre por askush nuk i ka pritur.
Sinani: Kuptohet do e ndjekim në procesin gjyqësor por së pari duam transparencë pse jemi hequr, çfarë kemi bërë?Jemi në vitin 2018, jemi në demokraci. Unë nuk e kuptoj një gjë të tillë.Askush nuk na pret, askush nuk na takon dhe Komisioni që mendohet se ka parë dosjet tona, thotë nuk kemi parë asgjë,nuk dimë asgjë për ju.Çfarë ka nodhur?
Lulzime Geci, mjeke specialiste, shprehet se nuk i kanë dhënë arsye e largimet dhe se vendet e tyre janë zënë në mënyrë të padrejtë nga specializantë.
Geci: Të bëhen të qarta kriteret sepse ne nuk e dimë sesi është bërë përzgjedhja e këtyre punonjësve. Normalisht thuhet se janë mbajtur njerëzit më efiçeënt por nuk është e vërtetë. Sepse ata që nuk janë efiçentë janë mbajtur. Kërkojmë largimin urgjentisht të specializantëve që rrinë aktualisht në punë sepse nuk mund të jenë efiçent të rrinë 8 orë në punë dhe 8 orë njëkohësisht në specializim, në bazë të kontratës së specializimit.
Me anë të një urdhri, Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka paralajmëruar për largim nga puna 36 mjekë specialistë me pretendimin se në institucion po bëhen ristrukturime.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/po-zevendesohemi-me-specializante-mjeket-specialiste-proteste-para-fsdksh-se