Ora News - Dhuna ndaj bluzave të bardha, mjekët në QSUT, Durrës e Shkodër dalin në protestë

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 0

#oranews

Mjekët në Tiranë, Durrës dhe Shkodër kanë dalë në protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre. Ashpërsimi i ligjit dhe marrja e menjëhershme e masave ishin kërkesat e tyre kryesore. Javën e ardhshme njoftuan se do të hartojnë një platformë konkrete drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekët e QSUT për gati një orë gjatë paradites së të martës protestuan kundër dhunës së ushtruar ndaj bluzave të bardha. Ata kërkuan marrjen e menjëhershme të masave kundër këtij fenonemi.

Mjeku: Ne besojmë fuqishëm që ambienti i punës së mjekëve duhet që të jetë larg çdo lloj dhune, çdo lloj bullizmi. Dhuna kontribuon në dhunë, në depresion dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e kujdesit. Nëse mjekët dhe infermierët nuk janë të sigurt, as klientët nuk janë të sigurt. Ne kemi nevojë që të ndryshojmë kulturën.

Të nderuar kolegë, miq e shokë. Kjo është thirrje për veprim dhe bashkim. Së bashku duke folur në një zë, ne duhet t'i themi stop dhunës ndaj personelit mjekësor. Kjo është një thirrje ndaj institucioneve shtetërore, ndaj të gjitha mekanizmave të nevojshme për të na përfshirë në mbrojtje. Ka ardhur koha që të rishikohet edhe Kushtetuta, që të ashpërsohet dënimi për dhunën ndaj bluzave të bardha. Ju lutem, besoni te doktori dhe infermierët. Ndal dhunës ndaj personelit mjekësor.

Mjekët thanë se problemet që qytetarët kanë me shtetin nuk duhet ti kërkojnë te mjekët. Ata kërkuan që qeveria të marrë të njëjtën masë ligjore kundër dhunuesve të mjekëve si ndaj tifozëve që kalojnë vijën në stadium.

E pranishme në këtë protestë ishte dhe zv ministrja Mira Rakacolli, e cila i mëshoi faktit se ministria po punon për hartimin e draftit për ashpërsimin e ligjit.

Bashkë me mjekët e Tiranës, protestuan edhe kolegët e tyre në Durrës dhe Shkodër.

Javën e ardhshme mjekët do të dalin me një platformë me disa pika ku do të parashtrojnë kërkesat e tyre konkrete për Ministrinë e Shëndetësisë


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhuna-ndaj-bluzave-te-bardha-mjeket-ne-qsut-dhe-shkoder-dalin-ne-proteste

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form