Pamjet e aksidentit në aksin Milot - Fushë Krujë, humbin jetën 2 të rinj, plagosën 2 të tjerë

Report TV 2018-05-28

Views 0

Rrugët e vendit janë përgjakur mbrëmjen e sotme, ku një aksident me dy të vdekur është shënuar në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Një makinë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke i marrë jetën drejtuesit, 26-vjeçarit Eraldo Uzuni, dhe 21-vjeçarit Klodian Vladi, ndërsa ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. 

Mësohet se po lufton për jetën 18-vjeçari Mario Uzuni, i cili është kushëri me drejtuesin e mjetit, që ka humbur jetën, dhe 23-vjeçari A. Ç. Report Tv sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku duket se makina është shkatërruar plotësisht. 

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volksëagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form