Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Thirrjet për largimin e qeverisë u artikuluan edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila iu bashkua Partisë Demokratike në protestën e së shtunës.
Pasi falenderoi të rinjtë dhe mbështetësit e LSI-së, Kryemadhi tha se Rama duhet të dalë nga tuneli i krimit, pasi shqiptarët meritojnë një qeveri për popullin.
Kryemadhi: Të dali dhe ti thërrasë ndërgjegjes së tij nëse i ka ngelur ndopak ndërgjegje , të tërhiqet, të largohet nuk e ndjek më njëri nga mbrapa.Shqiptarët e kanë lënë vetëm përfundimisht. Por jo vetëm shqiptarët, por tashmë duket hapur që e kanë lënë vetëm ministrat e tij, drejtorët e tij, kabineti i tij. Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të largohet. Të largohet për t?i dhënë mundësi dhe shans Shqipërisë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian. Të largohet për t?i dhënë një shans dhe mundësi Shqipërisë për t?u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
LSI iu bashkua protestës rreth orës 10:30 minuta, ku kryetarja Kryemadhi bashkë me mbështetës të LSI u nisën nga selia drejt bulevardit.
Kryemadhi u pa gjatë gjithë kohës në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas përfundimit të fjalimit të Bashës është kthyer në selinë e partisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-te-largohet-e-kane-braktisur-edhe-ministrat-e-tij