Kryemadhi ne proteste: Edi Rama eshte vetem, ai e di mire

RTV KLAN 2018-05-11

Views 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama sot është vetëm dhe këtë gjë ai e di më së miri.

Gjatë fjalimit të saj në protestën e opozitës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të protestojnë kundër Edi Ramës.

"Unë sot vij këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari. ne sot duhet të protestojmë si çfdo shqiuptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët.
Ky njeri që sot është vetëm sepse ai e di më mirë se kushdo ç'domethënë të jesh vetëm.
Unë sot dua t'ju bëj thirrje të gjithëve që më shumë se kurrë të ngrihemi të protestojmë në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata që janë viktima të trafikut të drogës, për të gjithë ata gjimnazistët që Ministria e Arsimit bën eksperimente, për gjithë ata mësues që e kutptojnë se ç'ndodh sot në sistemin arsimor, për të gjithë ata të papunë. Sot ky bulevard i dha shpresë rinisë shqiptare. Sot frikë ka Edi Rama. Kjo protestë ka rëndësi të veçantë, sepse për të gjithë ata skeotikë që unk besojnë te opozita, kjo protestë i dha zemër të gjithë atyre njerëzve që kanë bërë gati plaçkat për t'u larguar, të gjithë atyre të rinjve që e ardhmja e tyre është në Shqipëri. Ne jemi këtu të gjithë bashkë pa dallim feje, krahine, ideje. Jemi sot për Shqipërinë tonë të bukur, që do t'i vëjë çizmen Edi Ramës, sepse ky njeri e dhunoi më shumë se kushdo tjetër. Ka ardhur koha që t'i themi ndal, prandja ju ftoj mos ndaloni, bisedoni me miqtë tuaj, me familjarët tuaj. Ne do të jemi me ju për t'u bashkuar. Shqipëria nuk është vendi i tyre, Shqipëria është vendi i shqiponjave", deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form